Serbët protestojnë për Kosovën – Përgjaket Beogradi, Covid-19 dhe Kosova arsyet e marshimit
Protestat e dhunshme në Beograd kanë vijuar edhe përgjatë mbrëmjes së të premtes, në të gdhirë të ditës së Shtunë. Mijëra protestuan kundër Alexandër Vucic dhe politikave të qeverisë së tij, përfshirë menaxhimin e krizës së koronavirusit të ri, por tashmë edhe për Kosovën. Policia e pajisur me mjetet e duhura kundër protestuesve u detyrua të vendosej përballë parlamentit të Serbisë, për të ndalur kundërshtarët e Vucic që të hynin brenda sallës së legjislativit.
Një ndër thirrjet kryesore të protestuesve ishte: “nuk do ta dorëzojmë Kosovën”. Më herët gjatë ditës së premte, Vucic deklaroi se, përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë për të rinisur bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, po fillojnë të japin fryte. Nga Parisi, Vucic akuzoi kundërshtarët e tij politik se janë ata që po orkestrojnë protestat dhe nëse vazhdojnë kështu do të jetë e vështirë të përmbahet virusi. Autoritetet serbe raportojnë për disa protesues të plagosur.
Më herët gjatë javës protestat nisën si një frustrim popullor mbi masat ekonomike të qeverisë kundër përhapjes së virusit, por shumë shpejt evoluuan në marshime anti-qeveritare me kërkesën e vetme: largimin e Vucic.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.