SHBA për presidentin e ri të Ukrainës – : ”Presim me padurim të bashkëpunojmë me Zelensky”
Shtetet e Bashkuara kanë ‘aprovuar’ fitoren e presidentit të ri të Ukrainës duke shpresuar se do të bashkëpunonin me të për të mbrojtur vendin kundër Rusisë rivale. Volodimir Zelensky, komediani 41-vjeçar pa përvojë politike, u zgjodh të dielën presidenti i ri i Ukrainës.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus tha se fitorja e Zelenskit tregoi “demokraci të gjallë” të Ukrainës pas pesë viteve të agresionit të rreptë rus.
“Ne presim me padurim të punojmë me Presidentin e zgjedhur, Volodimir Zelensky, për të çuar përpara qëllimin e përbashkët të dy vendeve tona për një Ukrainë të sigurt, të begatë dhe demokratike’’- është shprehur ajo.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.