Shitjet e shtëpive në Turqi ranë me 25% në janar
Turqia shënoi 72,937 shitje të shtëpive në muajin janar, duke shënuar një rënie vjetore prej 24.8 për qind. Instituti Turk i Statistikave (TÜİK) tha se 31,048 shtëpi të sapo-ndërtuar u shitën ndërsa pjesa tjetër ishin shitje të dorës së dytë muajin e kaluar.
“Stambolli kishte pjesën më të madhe të shitjeve të shtëpive me 18.4 për qind dhe 13.455 shtëpi të shitura,” tha instituti.
Pas Stambollit, vjen kryeqyteti turk, Ankaraja dhe provinca e Izmirit, me 6.785 dhe 3.795 shitjet e shtëpive, respektivisht.
Shifrat zyrtare treguan se shitjet e shtëpive të hipotekuara në të gjithë vendin ishin 6,537, duke zbritur 77,2 për qind në baza vjetore.
TÜİK vuri në dukje se shitjet me hipotekë kishin një pjesë prej 9 për qind të të gjitha shitjeve të shtëpive në janar.
Vitin e kaluar, mbi 1.37 milionë shitje të pronave u regjistruan në Turqi, ndërsa rreth 650,000 prej tyre ishin shtëpi të sapo-ndërtuar.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.