Shkencëtarët thirrje qeverive: Të rinjtë të bëjnë jetë normale, të synohet “imuniteti i tufës”!
Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh u ka bërë thirrje qeverive që të përmbysin strategjitë e tyre të koronavirusit dhe të lejojnë të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm të kthehen në jetën normale duke mbrojtur më të prekurit.
Propozimi, i hartuar nga tre studiues, por i nënshkruar nga shumë më tepër, argumenton për lejimin e përhapjes së virusit në grupe me rrezik të ulët me shpresën e arritjes së “imunitetit të tufës”, ku mjaftueshëm qytetarë janë rezistent ndaj virusit për të shuar pandeminë.
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.