Shqipëria, “perla” e turizmit veror në Mesdhe, La Stampa: Vizitoni edhe burimin që duket si një “sy i bukur blu”
“Në Shqipëri ka një burim që duket si një sy i bukur blu”. Kështu e titullon artikullin e radhës media italiane. Kësaj here është “La Stampa” që shkruan për bukuritë e natyrës shqiptare, konkretisht për Syrin e Kaltër në Sarandë.
“Vetëm 22 km në lindje të Sarandës, ndodhet burimi më i famshëm në Rivierën Shqiptare, i cili rrjedh në temperaturë 12 grade, por thellësia e tij është akoma e panjohur. Veçoria unike janë ngjyrat e pabesueshme të ujërave të këtij burimi”, thuhet mes të tjerash në artikull..
“Perla e vërtetë e turizmit veror në Mesdhe, mes shumë opinioneve dhe kritikave, Shqipëria është një zbulim i bukur. Mes shumë bukurive natyrore që kemi hasur gjatë udhëtimit nga veriu në jug, një nga më të mrekullueshmit është padyshim i ashtuquajturi “Syri i Kaltër”. Ky burim është i vendosur në shpatin perëndimor të Malit të Gjerë, i cili rrjedh në një temperaturë prej rreth 12 °C dhe ka një thellësi ende të panjohur.
Është një vend ideal për t’u freskuar gjatë ditëve të gjata me diell dhe kur temperaturat janë tepër të larta. Në këtë vend mund të gjesh bimësinë e dendur të përbërë nga lisat të cilët krijojnë hije rreth burimit të “Syrit të Kaltër”, si dhe mund të dallosh fluturat dhe pilivesat me një ngjyrë blu të theksuar.
Në fakt, ai është një vend ideal për të organizuar një piknik, mund të ndalesh për një drekë në baret dhe restorantet që gjenden aty pranë, si dhe mund të pushosh në bujtinat prej druri me pamje nga uji”, theksohet në artikull.
Për më gjatë lexojeni këtu artikullin
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.