Si lindi dhe si funksionoi kriptovaluta e Venezuelës?
Venezuela nisi shitjen monedhës së saj digjitale të quajtur Petro në shkurt të 2018 pasi u lajmërua fillimisht në dhjetor të 2017. Sipas Presidentit Nicolas Maduro, Petro arriti në 735 milion dollarë në ditën e parë të para-shitjes. Kriptomonedha Petro u krijua pasi Venezuela u përball me thellimin e krizave ekonomike dhe politike. Petro u mbështet nga nafta, gazi, ari dhe diamantet dhe kishte për qëllim dhënien e ndihmës në kapërcimin e sanksioneve të SHBA dhe BE.
Ideja për Petro erdhi nga Hugo Chavez, i cili kishte parashikuar një monedhë të fortë mbështetur nga lëndët e para dhe që synonte të plotësonte monedhën Bolivar fuerte (VEF) të Venezuelës dhe të ndihmonte në kapërcimin e sanksioneve të SHBA. Fillimisht, petro u shit në valutë të fortë së bashku me kriptovalutat e tjera, jo në monedhën vendase bolivare. Carlos Vargas, përgjegjësi për kriptomonedhat i qeverisë, tha se pas shitjes fillestare, petro do të shitej në këmbim të bolivarit dhe se mund të shkëmbehej në çdo Exchange të vendit.
A e ndihmoi kjo ekonominë e Venezuelës? 100 milionë petro e ndihmuan vendin në rritjen e rreth 6 miliardë dollarëve. Kjo bëri të mundur që Venezuela të paguante një pjesë të detyrimeve të vendit. Presidenti Donald Trump nënshkroi atë kohë një urdhër ekzekutiv që ndalonte çdo transaksion financiar me bazë në SHBA që përfshinte kripto monedhën Petro të Venezuelës, pasi zyrtarët e SHBA paralajmëruan se ishte një “mashtrim” nga qeveria e presidentit Nicolas Maduro për të minuar më tej demokracinë në vendin e OPEC.
Kriptomonedha Petro ndaloi së funksionuari në gusht të 2018.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.