Studimi / Koronavirus po pëson mutacion – A është bërë më ngjitës?
Virusi Covid-19 po vazhdon të zhvillojë mutacion, gjatë rrjedhës së pandemisë, me ekspertët që besojnë se ndoshta po bëhet më ngjitës, pasi rastet e koronavirusit në SHBA kanë filluar të rriten, sipas studimit të ri.
Studimi i ri amerikan analizoi 5,000 sekuenca gjenetike të virusit, i cili ka vazhduar të shndërrohet ndërsa është përhapur nëpër popullatë. Studimi nuk gjeti që mutacionet e virusit e kanë bërë atë më vdekjeprurës ose ka ndryshuar efektet e tij, edhe pse mund të bëhet më e lehtë për t’u kapur, sipas një raporti në Washington Post.
David Morens, një virolog në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se studimi i ri nuk duhet të interpretohet shumë, por shtoi se virusi mund t’u përgjigjej ndërhyrjeve të shëndetit publik siç është distancimi social.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.