“Super hekurudha” – Kina miraton projektin $ 8 miliardë
Kina ka miratuar gjatë ditës së sotme një projekt hekurudhor për trenat me shpejtësi të lartë në provincën verilindore të Shaanxi.
Sipas Reuters, projekti kërkon një investim total prej 55.16 miliardë juanë pra pothuajse 8.01 miliardë dollarë.
Kujtojmë se Kina ka rritur shpenzimet e infrastrukturës kohët e fundit për të nxitur kështu rritjen e ngadaltë në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.