Tailanda miraton marihuanën mjekësore si “dhuratë” për Vitin e Ri
Sipas një studimi, ditën e martë Tajlanda do të miratoj përdorimin mjekësor të marihuanës, duke miratuar legalizimin e parë të drogës në këtë rajon.
Parlamenti i emëruar nga Junta në Tajlandë, një vend i njohur për traditën të përdorimit të marihuanës për të lehtësuar dhimbjen dhe lodhjen që nga viti 1930, do të votoj për të ndryshuar Aktin Narkotik të vitit 1979.
Miratimi i marihuanës vjen si shenjë dhurate për Vitin e Ri nga Asambleja Kombëtare Legjislative ndaj qeverisë dhe popullit tajlandez”, bëri të ditur Somchai Sawangkarn, kryetar i komitetit të hartimit në një sesion parlamentar televiziv.
Ndërsa vendet si Kolumbia dhe Kanadaja kanë legalizuar marihuanën për përdorim mjekësor, droga mbetet e paligjshme dhe është e ndaluar në pjesën më të madhe të Azisë Juglindore, e cila ka disa nga dënimet më të ashpra në botë për shkeljet e ligjit të drogës.
Trafikantët e marihuanës mund të jenë subjekt i dënimit me vdekje në Singapor, Indonezi dhe Malajzi. Por në Tajlandë, polemika kryesore me legalizimin përfshinte kërkesa për patentë nga firmat e huaja që mund të lejonin ata të dominonin tregun, duke e bërë më të vështirë për pacientët tajlandezë.
“Ne do të kërkojmë që qeveria të revokojë të gjitha këto kërkesa para hyrjes në fuqi të ligjit”, u shpreh Panthep Puapongpan, dekan i Institutit të Mjekësisë Integrative në vend. Disa figura politike në vend janë shprehur se miratimi i së martës do të hapë rrugën për legalizim për përdorim rekreativ.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.