Tesla sfidohet nga kompania kineze – Makina autonome ndryshon korsi dhe parakalon në autostradë
Prodhuesi kinez i makinave elektrike, Xpeng Motors, ka njoftuar një tipar të ri drejtimi për makinat autonome, në lidhje me drejtimin e mjetit edhe në autostrad, pasi rrit sfidën e saj kundrejt rivalëve të Tesla-s.
Kjo karakteristikë, e quajtur Pilot i Drejtuar nga Navigacioni, ose NGP, lejon sedanin e kompanisë P7 të ndryshojë automatikisht korsitë, të shpejtojë apo ngadalësojë lëvizjen, ose të parakalojë makinat dhe të hyjë e të dalë nga autostrada.
Shërbimi më i ri i prodhimit kinez, është pjesë e gjeneratës së ardhshme të të ashtuquajturit “sistem të përparuar të ndihmës për shoferin” (ADAS) të Xpeng XPILOT 3.0, të cilin kompania pret ta nisë në tremujorin e parë të këtij viti.
ADAS i referohet një sistemi me disa karakteristika autonome, por ku akoma kërkohet një drejtues.
Xpeng është një nga kompanitë e para të automjeteve elektrike të Kinës, që kërkon të garojë përpara në tregun në rritje të vendit, pasi lufton modelet e tjera si Nio dhe Li Auto, si dhe gjigandin e makinave elektrike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tesla.
Dorëzimet masive të sedanit Xpeng P7, një rival direkt me Modelin 3 të Tesla-s, filluan qershorin e kaluar. Xpeng dorëzoi 27,041 automjete në vitin 2020,më shumë se dyfish nga një vit më parë.
Burimi origjinal: CNBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.