Trajtimi me antitrupa i AstraZeneca – Parandalon Covid-19 në provat klinika të fazës së fundit
AstraZeneca deklaroi se trajtimi me antitrupa ka kaluar me sukses objektivin kryesor të parandalimit të sëmundjes së Covid-19 në studimin e fazës së fundit, duke i mundësuar kompanisë që të ofrojë një alternativë ndaj vaksinës për njerëzit me sistem të dobët imunitar.
Kompania theksoi se kokteji me 2 tipe të antitrupave, fillimisht i zbuluar nga Qendra Mjekësore Universitare Venderbilt, redukton me 77% rrezikun e zhvillimit të Covid-19 simptomatik, që është sëmundja vdekjeprurëse e shkaktuar nga koronavirusi.
Mbi 75% e pacientëve kishin kushte kronike, përfshirë disa me reagim të dobët imunitar ndaj vaksinës. Rezultatet përbëjnë një ndryshim fati për AstraZeneca, që raportoi në Qershor se një provë më e vogël dështoi të provojë se antitrupat, që njihen tani si AZD7442, mbrojnë njerëzit që kanë kontaktuar një person të infektuar me sëmundje.
Kompania Ango-Suedeze, që është përballur me sfida me nxjerrjen në treg të vaksinës së Covid, po punon gjithashtu për të ripërdorur ilaçi ekzistuese për të luftuar virusin.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.