Turizmi jashtë kufijve – Greqia fton 587 blogerë për të promovuar bukurinë e vendit
Për të promovuar bukurinë e vendit jashtë kufijve, si dhe për të sjellë sa më shumë turistë, Greqia po ndjek të njëjtin program për të tretin vit radhazi. Organizata Kombëtare Greke e Turizmit (GNTO) edhe ketë vit ka organizuar një program të udhëtimeve të familjarizuara (të para nga afër) që synojnë të bëjnë një promovim global turistik të vendit.
Projekti synon të sjellë 587 blogerë të huaj, gazetarë dhe përfaqësues të agjencive ndërkombëtare të udhëtimit nga 27 vende të ndryshme në 167 udhëtime familjare të planifikuara deri në korrik për të njohur dhe promovuar 13 rajone të ndryshme të Greqisë, duke promovuar turizmin grek jashtë vendit.
Udhëzimet e programit përfshihen në kuadrin e Politikave të Turizmit Kombëtar dhe Rajonal të vendit që paraqesin Greqinë si destinacion gjatë gjithë vitit.
Pjesa e parë e Programit të Udhëtimit të Familjarizuara, e miratuar nga Organizata Kombëtare Turistike e Greqisë ka për qëllim të promovojë destinacione më pak të njohura greke në bashkësinë globale të udhëtimit, por gjithashtu përfshin promovimin e propozimeve të ndryshme tematike turistike, të cilat synojnë të tërheqin vizitorë gjatë gjithë vitit.
Disa mediat më të rëndësishme të lajmeve që marrin pjesë në projekt përfshijnë gazetarë nga Britania e Madhe, Franca, grupi botues gjerman Tagesspiegel, gazetat austriake Krone Zeitung & Die Presse, revista belge Exclusief, kanali televiziv shtetëror Ruman TVR. Kanalet private në Greqi etj.
Blogerët nga Anglia, Gjermania dhe Danimarka, si dhe agjencitë kryesore të udhëtimit nga Frace, Japonia, Kina, Polonia, Hollanda, Izraeli dhe Rumania do të jenë gjithashtu pjesë e vizitave të planifikuara.
Agjentët e ndryshëm të udhëtimit kinezë, një revistë udhëtimi kineze Travel Agent Magazine si dhe një bloger me mbi 4 milionë ndjekës në mediat sociale do të marrin pjesë në lundrimin e parë Aegean Tematik. Së fundi, CNN Travel do të organizohet në ishujt e Kios dhe Patmos, në mënyrë që të punojnë në promovimin e dy destinacioneve si vende gastronomike dhe kulturore për të vizituar në Greqi.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.