Vaksinat dhe mjekimet bëjnë ende punë! – Ekspertët: Më pak efektive, por funksionale, ashtu si me Delta
Vaksinat dhe trajtimet që ndodhen në treg do të ndihmojnë në luftën kundër variantit Omicron, duke ulur ashpërsinë e rasteve dhe vdekshmërinë, sipas virologëve. Autoritetet në të gjithë botën shqetësohen se infeksionet e lidhura me variantin e ri pritet të marrin vrull në të gjithë botën, ndërkohë që disa vende po shtojnë edne masat e kufizimeve. Emilia Skirmuntt, një virologe tek Universiteti i Oksfordit, tha se është ende e paqartë nëse varianti Omicron është më i transmetueshëm, por vaksinat do të vazhdojnë të jenë efektive kundër virusit.
“Ky variant ka më shumë mutacione se variantet e mëparshme dhe disa prej këtyre mutacioneve janë të njohura, të tjerat nuk i kemi parë deri më tani. Për rrjedhojë, nuk mund të themi me siguri se është më i transmetueshëm, apo se mund të shmangë imunitetin, por është rrezik i mundshëm. Megjithatë, edhe me variantin Delta, ne e dinim që vaksinat ishin më pak efektive, por, duke thënë më pak efektive, nuk nënkuton se nuk bëjnë punë. Ato na shpëtojnë nga sëmundja e ashpër apo vdekja”, u shpreh Emilia Skirmuntt, Virologe tek Universiteti i Oksfordit.
Rastet me variantin Omicron janë raportuar në vende përfshirë Hollandë, Danimarkë, Britani, Kanada, Izrael, Botsëana dhe Australi, pavarësisht se akoma më shumë vende kanë aplikuar masa të ndalimit të udhëtimeve. Skirmunt tha se mutacioni i ri ka gjasa të ketë qarkulluar prej javësh, por risiguroi se mjetet aktuale kudnër koronavirusit, mund të vazhdojnë të përdoren edhe tek Omicron e variante të tjera.
“Ky variant që kemi zbuluar së fundmi, ka gjasa të ketë qarkullim në shumë vende prej disa javësh. Për rrjedhojë, ka qenë brenda vendeve përpara se të mbyllnin kufijtë. Megjithatë, ne kemi vaksina , kemi edhe mjekime prandaj dhe situata nuk ësthë njësoj si në fillim të pandemisë”, shtoi ajo.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.