Vaksinat e Moderna, në Gjermani / Pritet të vijnë më shpejt sesa pritej. Do të krijohen njësi prodhimi në vend
Prodhuesi i barnave Moderna, bëri të ditur se shpreson të dërgojë më shpejtë se ç’pritej dozat e vaksinës së Covid-19 që i ka premtuar Gjermanisë, sipas Dan Staner, kreut europian të kompanisë, për gjermanen ËirtschaftsËoche. “Moderna shpreson të ofrojë dozat e planifikuara për Gjermaninë në tremujorin e tretë më herët se ç’pritej, për të mbështetur progresin e fushatës së vaksinimit” – tha Staner. Ai konfirmoi se Moderna do të dërgojë përfundimisht rreth 80 milionë doza në total për vitin 2021, si ç’pritej nga ministria e Shëndetësisë në Gjermani. Staner tha se shpreson që vaksina e Moderna do t’i jepet së shpejti mjekëve të familjeve në Gjermani, si dhe qendrave të vaksinimit. Kompania amerikane planifikon gjithashtu të ofrojë doza nxitëse në Vjeshtë, për ata që morën vaksinë në Janar apo Shkurt. “Vaksina jonë nxitëse kundër variantit Beta po tregon efekt të fortë. Ne presin që vaksina nxitëse të mbrojë edhe ndaj virusit origjinal dhe varianteve shqetësues”- tha Staner. Moderna ndodhet në bisedime me Gjermaninë për të krijuar njësi të prodhimit për vaksinat në vend, si dhe në vendndodhje të tjera Evropiane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.