Vendet që lejojnë studentët e huaj të qëndrojnë më gjatë pas diplomimit
Mes tensioneve të fundit të Brexit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson zgjati periudhën kur maturantët e huaj mund të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur punë nga katër muaj në dy vjet.
Ndryshimi i politikës synon të tërheqë “më të mirët” nga e gjithë bota për të studiuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një deklarate të qeverisë.
Studentët ndërkombëtarë përbëjnë 36% të studentëve master dhe 43% të studentëve të doktoraturës në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2016, sipas bazës së të dhënave të OECD International Migration.
Një numër vendesh Europiane kanë bërë ndryshime të ngjashme në vitin e kaluar për të përmbushur një direktivë të BE 2016 që kërkon një periudhë minimale pas studimit prej nëntë muajsh për të diplomuarit që kërkojnë punë.
Ndërsa jashtë Europës studentët e diplomuar kanë një periudhë kohe nisur nga 12 muaj deri në 36 muaj në varësi të zonës së studimit.
Vendet me kohëzgjatjen e periudhës së qëndrimit pas diplomimit:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.