Venezuela refuzon ndihmën – “Asistenca humanitare nga SHBA, kalë troje”
Venzuela tashmë refuzon edhe ndihmën nga jashtë, paçka se është në një krizë humanitare. Qeveria e drejtuar nga Nicolas Maduro e cilëson ndihmën si një kalë troje. Mes kufirit me Kolumbinë, ushtarët venezuelianë kanë krijuar një bllokadë për të ndaluar ndihmën humanitare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Maduros, venezuelianët nuk janë “lypës” dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e tyre. Pavarësisht se e ka cilësuar këtë si një kal troje për të hyrë në Venezuelë, Presidenti Maduro u tall me ndihmën amerikane duke e cilësuar si mjaft të vogël, në një kohë që Washingtoni është shkaktari i kësaj krize, duke bllokuar asete venezueliane në vlerën e 10 miliardë dollarëve. Pozitat e Nicolas Maduros nuk janë aspak të mira. Vetëm pak kohë pasi Guaido, lideri i opozitës e shpalli veten President të vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Europian dhe shumë shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë bënë të njëjtën gjë, duke mos njohur më Maduron si President të ligjshëm të vendit që ka hyrë në një krizë të paprecedentë humanitare. Njerëzit po largohen prej andej pasi nuk kanë as bukë për të ngrënë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.