10 mijë euro gjoba për lojërat e fatit
Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar sot aksion në qytetin e Prishtinës, në tri lokacione të ndryshme, në të cilat disa subjekte të lojërave të fatit kishin zhvilluar aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur dy lokale të lojërave të fatit, si dhe janë konfiskuar pajisje të cilat janë të pa licensuara. Ndërsa, gjoba e lëshuar nga ky aksion për këto subjekte është në vlerë 10 mijë euro.
Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.