100 më të mëdhatë e rajonit – Lista e 100 kompanive, shqiptare janë 7 banka dhe 5 sigurimi

“See news” ka publikuar edicionin e dhjetë të raportit të kompanive më të mdha në Europën juglindore. Në analizë merren 10 vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë.
Në listën e 100 kompanive më të mëdha të rajonit, nuk figuron asnjë shqiptare, ndërkohë që në atë të bankave figurojnë 7 Banka Shqiptare, të renditura nga vendi i 26-të në rajon, që është Banka Kombëtare Tregtare, e deri në vendin e 98-të që është dega e Alpha Bank në vendin tonë. Në vend të dytë, e renditur e 40-ta në rajon është Raiffeisen Bank, dega Shqipëri. Më pas ndjek Credins Bank, që është edhe banka që ka shënuar përmirësimin më të mirë në renditje në krahasim me një vit më parë, së bashku me BKT, nga vendi i 62-të në të 56-tin.
Më pas ndjek, Intesa San Paolo, Tirana Bank, Societe Generale e në fund Alpha Bank, e renditur e 98-ta.
See News ka publikuar edhe listën e 100 kompanive më të mëdha të sigurimit në rajon. Në vend të parë ndër shqiptaret, dhe e 54-ta në rajon, renditet Sigal, e ndjekur nga Eurosig, Sigma, Albsig, dhe Intersig që mban vendin e 100-të.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.