15 shprehje inspiruese nga njerëz të mëdhenj

Askush nuk mund ta mohojë fuqinë e një shprehjeje të mirë. Ato ju motivojnë dhe ju inspirojnë për tu bërë njerëz më të mirë. Më poshtë do të gjeni 15 shprehje inspiruese, të thëna nga njerëz të mëdhenj.
“Kam mësuar se njerëzit harrojnë çfarë ke thënë, harrojnë çfarë ke bërë por kurrë nuk harrojnë mënyrën si i keni bërë të ndihen”- Maya Angelou
“Jeta është 10 për qind e asaj çka na ndodh dhe 90 për qind mënyra se si reagojmë”- Charles Swindoll
“Nëse shikoni se çfarë keni në jetë, gjithmonë do të jetë e mjaftueshme. Nëse shikoni çfarë nuk keni, kurrë nuk do të keni mjaftueshëm”- Oprah Winfrey
“Për të përballuar vetveten përdorni trurin tuaj, për të përballuar të tjerët përdorni zemrën.”- Eleanor Roosvelt
“ Shumë prej nesh nuk po jetojnë ëndrrat e e tyre sepse janë shumë të zënë duke jetuar frikërat e tyre.”- Les Brown
“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia, jam produkt i zgjedhjeve të mia.”-Stephen Covey
“Çfarë janë paratë? Një burrë është i suksesshëm kur zgjohet në mëngjes nga krevati dhe shtrihet përsëri në darkë dhe gjatë kësaj periudhe bën çfarëdo që të bëjë”- Bob Dylan
“Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk i jepni ju një shtysë.”-Maya Angelou
“Kontrolloni fatin tuaj, nëse se bëni ju atëherë do ta bëjë dikush tjetër.”- Jack Welch
“Një njeri që nuk ka bërë asnjëherë gabime, nuk ka provuar kurrë asgjë të re.”- Alber Einstein
“Mos harroni se ndonjëherë mos marrja e asaj që duam është ndonjëherë fat i madh.”-Dalai Lama
“Mënyra më e zakonshme se si njerëzit heqin dorë nga fuqia e tyre është kur nuk besojnë se kanë fuqi.”-Alice Walker
“Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferior pa lejen tuaj.”- Eleanor Roosvelt
“Perfeksioni është i paarritshëm, por nëse ndjekim perfeksionin do të arrijmë ekselencën.”-Vince Lombardi
“ Unë nuk mund ta ndryshoj botën e vetme, por mund të hedh një gur në ujë e të krijoj shumë dallgë”-Nënë Tereza
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.