2 filtrat e rinj të Snapchat që po ‘bëjnë namin’. Rritet me 7 milionë numrin e përdoruesve
Snapchat ka përditësuar kohët e fundit lente të reja të cilat i lejojnë përdoruesit të ndryshojnë vizualisht karakteristikat e tyre gjinore.
Njerëzit kanë filluar t’i përdorin këto filtra të cilat të japim një pamje pothuajse të vërtetë në ndryshimin e gjinisë. Fare thjesht ju mund të mashtroni miqtë tuaj apo të huajt dhe t’i bëni të mendojnë se jeni dikush tjetër.
Burrat po i përdorin këto filtra gjithashtu në Tinder për të kuptuar llojin e mesazheve që femrat marrin shpesh në rrjetet sociale.
Vetëm nga ky filtër i ndryshimit të gjinisë përdoruesit e Snapchat janë rritur me 7 milion.
Ndërsa filtri i radhës e transformon fytyrën tuaj ose fytyrën e dikujt që ju zgjidhni në një version fëmijësh të ngjashëm me veten. Ky tipar është një karikaturë e vogël, është shumë realiste dhe natyrisht të gjithë po e përdorin atë.
Ky filtër po bëhet shumë i populluar në internet për shkak të përdorimit të fytyrës së personave të famshëm nga e gjithë bota.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.