A e dini sa njerëz kanë mungesë të ujit të pijshëm?
Tre në dhjetë njerëz në botë kanë mungesë të ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre. Ndërsa 159 milionë njërëz pinë ujë nga përroi ose liqeni të cilat janë burime të pasigurta. Këto fakte jo pozitive publikohen gjatë Javës botërore të Ujit (26-31 gusht).
Këtë vit Java Botërore e Ujit trajtoi temën “Uji, ekosistemet dhe zhvillimi njerëzor”. Nga të dhënat rezultojnë se, 844 milionë njerëz nuk kanë akses as në shërbimet më bazike të ujësjellës-kanalizimeve. Ndërsa 263 milionë të tjerë shpenzojnë më shumë se 30 minuta për të mbushur ujë.
Në vitin 2017, gjatë javës së ujit morën pjesë mbi 3.300 individë dhe rreth 380 organizata aktivistësh nga 135 vende.
Ekspertët, praktikuesit, vendimmarrësit, inovatorët e biznesit dhe profesionistët e rinj nga një sërë sektorësh dhe shtetesh gjatë kësaj jave, shkëmbejnë ide, për të nxitur mendime të reja dhe për të zhvilluar zgjidhje për sfidat më urgjente të lidhura me ujërat në ditët e sotme.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.