A e dini se pushimet verore mund t’ju shpëtojnë jetën?
Mbase sapo jeni kthyer nga pushimet verore dhe i keni shijuar aq shumë sa nuk po mësoheni dot me idenë e punës suaj në zyrë apo në një ambient tjetër pune.
Marrja e pushimeve të rregullta larg nga zyra mund të zgjasë jetëgjatësinë tuaj.
Sipas një studimi, që u bë për 1222 meshkuj ekzekutivë të viteve 1919-1934, ata të cilët morën tre javë ose më pak pushim vjetor patën 37 përqind më shumë gjasa të vdesin, krahasuar me ata që morën më shumë se tre javë.
Personat që nuk bëjnë pushime të rregullta tentojnë të punojnë më shumë orë gjatë ditës dhe të flenë më pak, gjë që ka një ndikim të rëndë në shëndet.
Studimi thekson rëndësinë e përdorimit të të gjitha lejeve vjetore të disponueshme gjatë rrjedhës së vitit.
Personat që nuk bëjnë pushime të rregullta tentojnë të punojnë më shumë orë gjatë ditës dhe të flenë më pak, gjë që ka një ndikim të rëndë në shëndet.
Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit që punojnë pesë ditë në javë duhet të marrin pushimin vjetor të paguar prej 28 ditësh në vit.
Franca ka gjithashtu një paketë bujare të pushimeve të detyrueshme. Punonjësit me kohë të plotë kanë të drejtën për 30 ditë pushime të paguara në vit. Ata zakonisht punojnë rreth 35 orë në javë- më e shkurtra në BE.
Shtetet e Bashkuara janë ekonomia e vetme e përparuar në botë që nuk u garanton punëtorëve të saj asnjë leje vjetore të paguar, megjithatë, shumica e kompanive u ofrojnë punonjësve me orar të plotë rreth 10 ditë pushimi të paguara.
Rrjedhimisht, pushimet janë një mënyrë e mirë për të ulur stresin dhe për të rritur jetëgjatësinë tuaj.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.