“Agonia” – Kur do e marrim vesh fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA?
Kanë kaluar tre ditë nga zgjedhjet e SHBA. Ju mund të keni pritur në mënyrë të arsyeshme që të kishit një rezultat deri tani. Por rezultati ende nuk dihet, sepse nuk janë numëruar mjaft vota për të fituar as Donald Trump, as Joe Biden.
A nuk e ka fituar votën popullore Joe Biden?
Po, deri më tani, dhe me një diferencë të madhe, por kjo nuk është ajo që vendos kush do të jetë president.
Në vend të kësaj, një kandidat duhet të fitojë shumicën në një sistem të quajtur kolegji zgjedhor, ku secili shtet merr një numër të caktuar votash ose “zgjedhës” përafërsisht në proporcion me popullsinë e tij. Nëse kandidati fiton një shtet, atëherë fiton të gjitha votat e tij (përveç Nebraska dhe Maine, por kjo është e komplikuar). Ka 538 vota kolegjiale dhe personi që merr 270 fiton zgjedhjet.
Pra, çfarë po presim tani?
- Biden ka 253 vota të kolegjit elektoral, ndërsa 214 janë për Z. Trump. Ka disa mënyra se si secili prej tyre mund të arrijë 270.
Nëse Z. Biden merr Pensilvania, kjo është gjithçka që ai ka nevojë. Edhe Xhorxhia dhe ndonjë nga Nevada, Arizona apo Karolina e Veriut do t’i hynte në punë. Trump do të kishte nevojë për votat e Pensilvanisë dhe për të fituar tre shtete nga Gjeorgjia, Karolina e Veriut, Nevada ose Arizona.
Pra është më e vështirë për Z. Trump sesa për Z.Biden, por gara mbetet e ngushtë në çdo shtet që ende s’i ka mbyllur numërimet. Duhet të numërohet çdo votë deri në fund, për t’u shpallur rezultati final në këto zona të ngushta elektorale. Ndaj, fituesi i zgjedhjeve presidenciale mund të kërkojë kohë të bëhet i ditur.
D.B – SCAN
Burimi: BBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.