Airbus rrit projeksionet e tregut – 37,400 avionë në 20 vite, dominojnë avionët e vegjël
Airbus ka rritur projeksionet e kërkesës për 20 vitet e ardhshme dhe ndryshoi mënyrën se si projekton kërkesën për aviona. Prodhuesi europian bëri të ditur se ka rritur projeksionet 20-vjeçare të dërgesave me 7% në 37,400 avionë, me vlerë në 5.8 trilionë dollarë sipas listës së çmimeve.
Kjo vjen sipër vlerësimit prej 34,900 avionë me vlerë 5.3 trilionë dollarë, pjesërisht prej një pikënisjeje më të fortë ndërkohë që industria do të përfitojë nga një tjetër vit me fluks të udhëtimeve ajrore.
Avionët e vegjël me 230 karrige kanë dominuar perspektivën për tregun, ku Airbus ka zgjeruar portofolin duke konkurruar ashpër me Boeing. Kjo kategori përfaqëson 28,550 dërgesa me vlerë 3.2 trilionë dollarë, apo 76% të të gjitha njësive për 20 vite.
Megjithatë, kompania ka ndryshuar dallimin tradicional mes avionëve me 1 korridor dhe atyre me dy, si dhe mes tipeve të ndryshme për distanca të gjata. Ndryshimet ishin më të dukshme për avionët më të mëdhenj. Në vend që të ndajë avionët me 450 karrige, që janë Boeing 747 dhe Airbus 380 me 4 motorrë, Airbus i vendos tashmë të gjithë avionët me 350 karrige në kategorinë “Ekstra” të mëdhenj. Kompania projekton që 1,590 prej këtyre do të dërgohen në 2 dekada.
Boeing që pritet të përditësojë projeksionet 20-vjeçare këtë muaj, parashikoi vitin e kaluar një total të dërgesave prej 41 mijë avionë me vlerë 6.1 trilionë dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.