Amazon do të mundësojë një tur virtual në qëndrat e shpërndarjes – Do të ndiqni të gjithë procesin nga blerja tek dorëzimi në shtëpi

Amazon fillon vizitat virtuale në qendrat e shpërndarjes në Itali për të ndjekur të gjithë procesin nga blerja në dorëzimin në shtëpi.
Udhëzuesit e turit, shpjegon një shënim nga Amazon, do të lidhen drejtpërdrejt nga faqe të ndryshme dhe do të shoqërojnë vizitorët për të zbuluar qendrat duke u treguar atyre proceset e ndryshme dhe stacionet e punës përmes të cilave përgatiten porositë e klientëve.
Për të marrë pjesë duhet të regjistroheni në një sit të veçantë. Në vitet e fundit, Amazon kishte hapur dyert e qendrave të saj të shpërndarjes për vizitat të cilat më pas u ndërprenë nga emergjenca pandemike.
“Ne kemi shpikur këtë zgjidhje alternative dhe inovative për të vazhduar të mirëpresim njerëzit në qendrat tona, duke i lejuar ata të marrin një ide autentike të Amazon dhe të kuptojnë me të vërtetë se çfarë ndodh brenda qendrave tona”, shpjegon Salvatore Schembri Volpe, CEO i Amazon Italy.
Turnetë virtuale të Amazon do të zhvillohen çdo të martë, të enjte dhe të premte. Në mëngjes dhe pasdite ku do të zgjasin afërsisht një orë. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.