Amazon planifikon të mbyllë dyqanin e shitjeve online në Kinë
Amazon planifikon të mbyllë dyqanin e shitjeve online në Kinë në mënyrë që ti lejojë blerësit të blejnë nga shitësit vendas . Firma tha se nuk do të drejtojë më që nga muaji korrik, por blerësit kinezë do të jenë ende në gjendje p0ër të porositur mallra nga dyqani global i Amazon.
Gjithashtu, ajo do të vazhdojë ende të operojë biznesin e saj Cloud në Kinë. Tërheqja me pakicë vjen pasi Amazon përballet me një konkurrencë të ashpër nga rivalët vendas Alibaba dhe JD.com. Për herë të parë, Reuters njoftoi se Amazon do të mbyllë tregun e saj të brendshëm në Kinë deri në mes të muajit korrik për t’u përqendruar në bizneset më fitimprurëse që shitnin mallra jashtë shtetit dhe shërbimet cloud.
Konsumatorët që hyjnë në portalin e saj në Web, Amazon. Cn pas 18 korrikut do të arrijnë të shohin një përzgjedhje të mallrave nga dyqani i saj global, njoftoi Bllomberg. Zhvendosja nga ekonomia e dytë më e madhe në botë vjen pasi kompania ka derdhur investime të mëdha në Indi. Amazon është zotuar të shpenzojë 5.5 miliardë dollarë për tregtinë elektronike në Indi, ku konkurron me rivalin vendas Flipkart.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.