ANSA: Irani nis sulmin kundër SHBA-ve! Sulmohen dy baza amerikane, 80 viktima e 200 të plagosur
Irani ka nisur operacionin e emërtuar “Soleimani Martir” duke goditur me predha në Irak dy baza amerikane. Në këto baza janë edhe ushtarë të NATO-s. Dy bazat e sulmuara janë Al Asad dhe Erbl.
Të paktën 80 të vdekur është bilanci paraprak i sulmit, raporton ANSA.
ANSA i referohet televizionit shtetëror që citon burime të mirëinformuara nga Garda Revolucionare sipas të cilave rreth 80 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur nga sulmi.
Në total janë hedhur 22 raketa.
Ndërkohë, një tërmet 4.5 ballë ka goditur Iranin në një magnitudë 4.5 pranë një impianti bërthamor.
Për momentin nuk ka njoftime për dëme apo viktima.
Petnagoni në një njoftim ka pohuar se ka vënë në dijeni presidentin amerikan Donald Trump që po vlerëson akoma pasojat e sulmit. Ndërkohë në Uashigton është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare në prezencën e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe kreut të Pentagonit Mark Esper.
Burimi origjinal: http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/2020/01/08/iraq-missili-su-base-che-ospita-truppe-americane_1a08909d-8458-4957-a05a-61419d4ddf37.html
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.