Apple do të vendosi një buton të ri ‘log-in’ mbi Google dhe Facebook
Apple Inc do t’u kërkojë zhvilluesve të vendosin një buton të ri “Hyni me Apple” në aplikacionet e iPhone dhe iPad mbi butonat rivale nga Google dhe Facebook, sipas udhëzimeve të dizajnit të publikuara këtë javë. Masa për ti dhënë Apple pozicionin kryesor është e rëndësishme sepse përdoruesit shpesh zgjedhin opsionin e ‘by default’ në aplikacione. Dhe Apple do të kërkojë që aplikacionet të ofrojnë butonin e saj nëse duan të ofrojnë mundësi për t’u identifikuar me Facebook ose Google.
Apple zbuloi butonin e identifikimit të hënën, duke theksuar privatësinë e përdoruesve dhe duke prezantuar një veçori që gjeneron një adresë emaili rastësor për të shmangur zbulimin e emailit të vërtetë të personit. Shumë konsumatorë zgjedhin të hyjnë në aplikacione të pavarura duke përdorur llogaritë e tyre nga Google ose Facebook, sepse eviton vështirësitë për të krijuar dhe për të kujtuar emra përdoruesish dhe fjalëkalime të ndara për dhjetëra aplikacione të ndryshme.
Por butonat e identifikimit mund t’i dërgojnë disa të dhëna krijuesit të tyre në lidhje me zakonet e aplikacioneve të përdoruesit. Shefi i softuerit të Apple Craig Federighi tha gjatë një fjalimi kryesor të hënën se Apple po kërkonte t’u jepte përdoruesve një opsion më privat dhe zhvilluesve një mënyrë për të ofruar një hyrje të shpejtë, në një hap, pa dërguar të dhënat e përdoruesit të tyre në një kompani tjetër.
Në një njoftim për shtyp për përditësimet e rishikimeve të App Store, Apple tha se butoni i identifikimit do të kërkohet si një opsion për përdoruesit në aplikacione që mbështesin hyrjen e palës së tretë, dhe do të konkretizohet brenda këtij viti”.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.