Aramco, marrëveshje për tubacionet. Gjiganti i Arabisë Saudite do shesë 12.4 mld dollarë zotërime
Prodhuesi i naftës në Arabinë Saudite, Aramco, ra dakord për një marrëveshje prej 12.4 miliardë dollarë, për të shitur një zotërim prej 49% të tubacioneve tek një konsorcium, i drejtuar nga frima amerikane “EIG Global Energy Partners”. Kjo është marrëveshja më e madhe e kompanisë që prej ofertës publike fillestare rekord prej 29.4 miliardë dollarë në fund të 2019-s. marrëveshja përfshin një zotërim prej 49% të tubacionit “Aramco Oil” dhe të drejtat për 25 vite të pagesës së tarifave për naftën që kalon nga tubacionet e Aramco. Kompania e Arabisë Saudite do mbajë 51% të zotërimit.
EIG, që ka investuar mbi 34 miliardë dollarë në energji dhe infrastrukturë, ishte nënshkruesi i marrëveshjes dhe do bashkëpunojë me Aramco në ditët e ardhshme për të vendosur mbi palet e tjera të konsorciumt. Kompanitë bënë të ditur se Aramco do mbajë kontrollin operacional të rrjetit të tubacioneve dhe do mbajë të gjithë riskun operues dhe të shpenzimeve kapitale. “Ne do vazhdojnë të eksplorojmë mundësi që përforcojnë strategjinë tonë të krijimit afat-gjatë të vlerës”- tha ekzekutivi Amin Nasser.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.