“Argument” – Udhëzuesit e rinj për përdorimin e ambienteve të brendshme, Qirjako: “Punonjësit me temperaturë mbi 37.5 nuk duhet të punojnë”
Në emisionin “Argument” mbrëmjen e sotme ishte e ftuar Doktoresha Genta Qirjako për të folur rreth situatës shëndetësore në Shqipëri dhe pandemisë së COVID, teksa Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzues të rinj për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave të mbyllura për të përdorur ambientet e brendshme.
Doktoresha Qirjako u shpreh se këto masa të reja vijnë në vazhdim të atyre që qeveria ka implementuar më përpara. Sipas saj, indikatorët kryesorë që merren për bazë janë duke u vëzhguar dhe në këtë mënyrë nëse do ketë përkeqësim të situatës vendi mund të shkojë edhe drejt mbylljes:
„Do të thoja që kemi 10 javë që kemi një situatë të keqe epidemiologjike bazuar në tre kritere kryesore. I pari është numri i personave të shtruar, i dyti është numri i personave pozitivë dhe së treti personat që janë në reanimacion dhe pak a shumë kemi një mesatare të njëjtë në javët e fundit ca na bën të provojmë riskun një përpjekje të re për të planifikuar një ndërhyrje të re. Bëhet fjalë për një udhëzues dhe për masa të përkohshme nëse situata do të ndryshojë.
Në themel të udhëzuesve dhe gjithçkaje lidhen me masat që ne flasim gjithmonë për higjienën personale, maskat distancimin fizik. Këto do personalizohen në kushtet që kanë bizneset, baret dhe restorantet. Kemi tre udhëzues për momentin për barin, restorantet dhe pishinat e mbyllura.
Këto udhëzues orientojnë personelin e shërbimit, stafin dhe punonjësit. Masat janë nga ato të zakonshme nga ato që jemi mësuar tashmë, si udhëzuesi i shkollave si shembulli më i fundit.
Tavolinat brenda duhet të jenë në 2 metër distancë me njëra-tjetrin. Gjë e re është i gjithë personeli që në këto mjedise duhet të vetëdeklarojnë situatën e tyre mjekësore te menaxheri i barit. Nëse punonjësit janë të sëmurë, duhet të matet temperatura, ata duhet të deklarohen që janë mirë dhe menaxheri duhet të masi temperaturën. Nëse punonjësi kalon temperaturën mbi 37.5 nuk lejohet të punosh
Ndërkohë nuk do të hapen baret e natës dhe teksa nuk përmendet as ndalimi i orarit të muzikës besojmë se do të vazhdojë të ndalohet.
Pra, nëse preken indikatorët që ne folëm më sipër, padiskutim që këto masa do rishikohen dhe vendi do shkojë drejt mbylljes. “
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.