Ari tregtohet i qëndrueshëm / Stabilizohet përpara vendimit të Fed. Pengon rritja e dollarit dhe yield-it
Çmimi i arit është rritur drejt nivelit më të lartë në 2 Javë, ndërkohë që tregjet prisnin përfundimin e takimit 2-ditorë të Rezervës Federale. Norma spot e arit u rrit në 1,736.23 dollarë për onz, pasi preku nivelin më të lartë në 2 javë prej 1740.9 dollarë. Analistët thonë se lajmërimi i Rezervës Federale dhe paketa e stimujve prej 1.9 trilionë dollarë, janë të vetmit faktorë pozitivë për metalin e çmuar, pasi kushtet e tjera janë negative, përfshirë dollarin e fortë dhe interesat në rritje të borxhit. Dollari është rritur për të katërtën ditë radhazi, duke marrë nxitje nga rritja e yield-eve në SHBA, prej pritshmërive të një rimëkëmbjeje më të fortë ekonomike. Disa investitorë e shohin arin si një mbrojtje ndaj inflacionit më të lartë, që pritet të vijë si pasojë e stimujve ekonomikë, por rritja e interesave të thesarit kanë frenuar metalin e çmuar.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.