Barnat e rimbursueshme – Manstirliu: Qytetarët e Fierit, Shkodrës e Korçës do t’i marrin përmes recetës elektronike

Qytetarët e Fierit, Shkodrës dhe Korçës tashmë do të marrin ilaçet me rimbursim nëpërmjet recetës elektronike të mjeku i familjes në çdo qendër shëndetësore dhe në farmaci.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook. Sipas saj, tashmë rreth 70 për qind e mjekëve të familjes sot punojnë me sistemin e ri.
“Por më e rëndësishmja ky sistem eliminon abuzimet me barnat e rimbursueshme, rrit transparencën dhe u kursen kohë qytetarëve. 107 mjekë të kujdesit parësor në Fier përdorin këtë sistem i cili garanton historikun elektronik të mjekimit të pacientëve duke ndihmuar në ndjekjen e sëmundjeve kronike”, shkruan Manastirliu.
Projekti për recetën elektronike u aplikua fillimisht në qarkun e Durrësit nga 1 nëntori i 2015-ës, i cili rezultoi i suksesshëm. Më pas, që prej datës 1 shkurt 2017 ka nisur edhe në Tiranë, duke shmangur kështu recetat në letër të cilat përdoreshin për barnat e rimbursueshme.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.