Basha reagon pas konferencës së shefave të shtabit – “Rama të përmbushë detyrimet që ka Shqipëria”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në konferencën e NATO-s, ku u angazhua për të rritur shpenzimet për mbrojtjen.
Sipas Bashës, Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike të 27 viteve të fundit, në 0.75%. Kryetari i PD, i bëri apel Ramës të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO, si shpenzimet në maën 2% të PBB-së.
“Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria. Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit”, u shpreh Basha në një postim në Facebook.
Kryedemokrati akuzoi Ramën edhe për keqmenaxhim të buxhetit për mbrojtjen, para të cilat sipas tij kanë shkuar në fasada, lukse dhe tendera të dyshimtë.
“Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë sic ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit”, shkruan Basha.
Angelo Haruni/SCAN
Përpara se tu japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se c'…
Posted by Lulzim Basha on Saturday, September 16, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.