Bashkëpunimi rajonal – Politikat e përbashkëta, zhvillim më i shpejtë
Rajoni i Evropës Juglindore duhet të hartojë politika të përbashkëta zhvillimi që dhe integrimi në Bashkimin Europian të jetë më i shpejtë.
Drejtori i AIDA-s, Genti Beqiri, u shpreh se harmonizimi i politikave dhe projekteve të përbashkëta do ta bëjë më konkurrues rajonin tonë, duke e kthyer atë në një treg me të madh dhe mundësi për investitorët.
Në Tiranë zhvilloi punimet takimi i tretë i marrëveshjes së partneritetit për zhvillimin e institucioneve të Europës Juglindore, i njohur edhe si Konsorciumi i Institucioneve për Zhvillim të Europës Juglindore.
Konsorciumi u krijua me qëllim bashkëpunimin e vendeve pjesëmarrëse për identifikim të problemeve reale, si dhe përmirësimin e ekonomive lokale. Pjesëmarrësit e këtij konsorciumi janë përfaqësues të Agjencive për Zhvillim nga Maqedonia, Mal i Zi, Kroaci, Sllovenia, Serbia, Bosnje – Hercegovina dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nga Shqipëria.
Në këtë takim, përveç partnerëve të konsorciumit ishte dhe anëtari i Parlamentit Europian, Franc Bogovič, i cili bëri prezantimin “Politika Rajonale Europiane 2014-2020 dhe lidhja me Agjencitë e Zhvillimit të Investimeve”.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.