Bien shitjet e celularëve për herë të parë pas një dekade
Sipas një studimi nga firma kërkimore Gartner, shitjet globale të ‘smartfonëve’ ranë me 5.6 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2017 – rënia e parë e industrisë që nga viti 2004.
E pavarësisht kësaj rënie, prodhuesit kinezë të celularëve “ Huawei” dhe “Xiaomi“ ishin shitësit e vetëm që përjetuan rritje vjetore gjatë tremujorit, përkatësisht me 7.6 për qind dhe 79 për qind.
Anshul Gupta, drejtor i hulumtimeve në Gartner, shprehet se përdoruesit tashmë preferojnë të blejnë celularë me cilësi të lartë dhe t’i mbajnë ato më gjatë.
Por pavarësisht të dhënave të tremujorit të fundit të vitit, shitjet e celularëve për të gjithë vitin 2017 janë rritur me 2.7 për qind krahasuar me vitin 2016-të.
Samsung ka mbajtur vendin e parë për shitjet globale, pavarësisht rënies prej 3,6 për qind. Shitjet e Apple ranë me 5 për qind gjatë vitit dhe shitjet e Oppo ranë 3.9 për qind.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.