Bien sigurimet e shëndetit – 27% më pak për tremujorin e parë të vitit 2019
Këtë vit shqiptarët po shpenzojnë më pak për sigurimin privat të shëndetit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera e primeve të paguara për sigurimin e sëmundjeve ra me 27% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Gjithsej, për sigurime private të shëndetit u shpenzuan rreth 145 milionë lekë në tre muaj, ose rreth 4% e primeve të tregut të sigurimeve për periudhën.
Sigurimi i sëmundjeve ofrohet nga pesë prej kompanive të sigurimit të jo-jetës dhe deri në vitin 2017 kishte regjistruar ritme të larta rritjeje. Ndërkohë, vitin e kaluar rritja ishte modeste dhe këtë vit tregu ka nisur të bjerë. Për 2018-ën, primi mesatar vjetori paguar për të siguruar shëndetin nga sëmundjet ishte rreth 230 lekë për frymë.
Dinamika e këtij produkti dëshmon se tregu shqiptar ngelet mjaft i vështirë për sigurimet e mirëfillta vullnetare. Sigurimi i shëndetit është promovuar kryesisht nga bizneset në formën e paketave të benefiteve për punonjësit, si një mundësi për t’iu dhënë akses në shërbimet shëndetësore private. Por, as mundësia për shërbime shëndetësore me cilësi më të mirë nuk duket se është incentive e mjaftueshme për rritur tregun e këtij produkti.
Rënia e sigurimeve të shëndetit është një lajm i keq edhe për spitalet e klinikat private, po të kemi parasysh se një pjesë e të ardhurave të tyre paguhen nga siguruesit. Në dy vitet e fundit, dëmet e paguara nga sigurimi i sëmundjeve kishin vlerën e 8.5 milionë eurove.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.