Biseda telefonike mes Scholz dhe Putin: Kancelari kërkon armëpushim!

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Në bisedën e tyre gati një orëshe, Scholz theksoi gjithashtu se situata humanitare duhet të përmirësohet dhe duhet të bëhet përparim në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur, tha zëdhënësi.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.