Gjigandi i linjave ajrore paralajmëron: Rritja e naftës nënkupton çmime më të larta biletash kudo në botë!

Çmimet më të larta të naftës do të çojnë në një rritje prej 10% të tarifave të ajrit, sipas shefit të një prej linjave ajrore më të mëdha në botë. Kreu i Delta Air Lines, Ed Bastian tha se ndikimi përfundimtar “varet vërtet se ku vendosen çmimet e karburantit”.
Çmimet e naftës kanë arritur nivelet më të larta të 14 viteve pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Emirates, Japan Airlines dhe AirAsia janë ndër kompanitë e mëdha që kanë futur tarifa shtesë në biletat e tyre kohët e fundit për të mbuluar koston më të lartë të karburantit të avionit.
Para pandemisë, në vitin 2019, 200 milionë klientë fluturuan në Delta, duke e bërë atë linjën e dytë më të madhe ajrore në botë për nga numri i pasagjerëve.
Bastian tha se në një fluturim të brendshëm në SHBA rritja e çmimeve të karburantit “është ndoshta rreth 25 dollarë për një biletë, që mund të jetë diku midis 5% deri në 10% në këto nivele të larta nafte… dhe [fluturimet] ndërkombëtare do të jenë pak më lart se kaq”.
Delta po planifikon të vendosë tarifa shtesë të karburantit në fluturimet ndërkombëtare që përbëjnë rreth 35% të biznesit të saj dhe të rrisë çmimet e biletave në SHBA.
Karburanti i avionëve është një nga kostot më të mëdha për linjat ajrore. Michael O’Leary, shefi i transportuesit më të madh në Europë, Ryanair, tha së fundmi se rritja e çmimeve të naftës do të çonte në “materialisht më të larta” biletat e avionit këtë verë.
Shumë linja ajrore përpiqen të mbrohen nga këto ndryshime duke blerë karburant paraprakisht. Easyjet dhe British Airways thanë së fundmi se e kishin bërë këtë për 60% të nevojave të tyre për karburant këtë vit.
Kjo do të ndihet në të gjitha fushat e ekonomisë globale, sepse krahas kostove më të larta të transportit do të çojë në ngrohje dhe energji elektrike më të shtrenjtë. Kjo do të përkeqësonte koston e krizës së jetesës me të cilën po përballen shumë vende.
Kërkesa thelbësore për tarifat fitimprurëse të klasës së biznesit po kthehet gjithashtu. Aktualisht është në rreth 60% të niveleve të para-pandemisë, por Bastian pret që kjo të rritet në 70% deri në verë. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.