Bitcoin-it “nuk i intereson” kush fiton zgjedhjet presidenciale – Pse aktivet e rrezikut do të shënojnë rritje pavarësisht rezultatit

Bitcoin dhe aktivet e tjera të rrezikut nuk varen nga kush fiton zgjedhjet në SHBA, pasi ata do të mbështeten mbi pasigurinë e tregut pavarësisht nga rezultati, sipas Jeff Dorman, zyrtari kryesor i investimeve, në fondin mbrojtës të kriptovalutave Arca.
“Ata thjesht duan të dinë a ka një fitues,” tha Dorman për Business Insider në një intervistë.
Ai shtoi se ndërsa shumica e investitorëve presin një zgjedhje të ngushtë, ose një në të cilën asnjëra palë nuk ka një shumicë të përgjithshme, nuk ka rëndësi se kush fiton sepse të gjitha aktivet e rrezikut do të shohin një rritje të madhe.
Megjithatë, në afatgjatë, një fitore e Joe Biden do të ishte më e mirë për Bitcoin dhe arin, sepse kjo do të nënkuptojë një nivel të pashembullt të shpenzimeve qeveritare, tha ai. “Unë do të thoja se demokratët janë më të mirë për mbrojtjet e inflacionit, por për sa kohë që ka një fitues të qartë, gjithçka do shkojë më lart,” tha Dorman.
Bitcoin është rritur më shumë se 4% këtë javë në 13,282 $ që nga e premtja, dhe është në rritje me 80% nga mesatarja e vitit të mëparshëm, duke e vendosur monedhën dixhitale në afërsi të nivelit më të lartë të Qershorit 2019 prej 13,880 $.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.