Blerje barnash, 183 mln lekë për antituberkularë dhe organet formuese të gjakut

Mbi 183 milionë lekë pa TVSH do të jenë shpenzimet që do të bëjë Ministria e Shëndetësisë për blerjen e barnave antineoplastikë dhe immunomodulatorë, anestezi reanimacion, antiturbekularë, gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore.
Pasi të realizohen procedurat e tenderimit, afati i lëvrimit të këtyre barnave do të jetë nga momenti i nënshkrimit të kontratës deri më 15 dhjetor të këtij viti. Për spitalet terciare dhe rajonale lëvrimi do të jetë si më poshtë, 20% e mallit në muajin e parë pas lidhjes së kontratës, 20% në të dytin, 10% në të tretin, 10% në të katërtin dhe pjesën tjetër deri në fund të kontratës.
Në vendin tonë herë pas herë spitalet ndeshen me mungesë të barnave për arsye nga më të ndryshmet. Nëse ju referohemi mbi 300 mijë pacientëve talasemikë ata hasin jo vetëm në mungesën e medikamenteve, por edhe në mungesën e gjakut.
Problem ky që vazhdon të mbetet i njëjtë nga viti në vit edhe pse vetë shoqata e këtyre pacientëve dhe institucionet përkatëse mundohen që të gjejnë një zgjidhje.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.