Borghi: Italia nuk “heq dorë” nga Euro
“Qeveria italiane nuk ka ndërmend të braktisë Euron” – tha Claudio Borghi, zëdhënësi i ekonomisë së Ligës së krahut të djathtë, duke sqaruar vërejtjet e mëparshme të cilat kishin ngatërruar tregjet financiare.
Në një bisedë telefonike për Reuters, Borghi tha: “Lënia e Euros nuk është në programin e qeverisë dhe nuk kemi plane për ta bërë këtë”. Më parë, yieldet e obligacioneve të qeverisë italiane u rritën ndjeshëm pasi u tha se Italia do të përfitonte nga kushte më të favorshme ekonomike nëse do të ishte jashtë Euros.
“Sapo përsërita atë që kam thënë gjithmonë: Personalisht jam i bindur se Italia do të ishte më mirë me monedhën e vet, por se nuk është në programin e qeverisë. Është përgjigja ime standarde, e kam thënë atë një mijë herë”– tha Borghi. Borghi është një ligjvënës dhe president i komitetit të buxhetit, por nuk është ministër.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.