Bullgaria miraton lehtësimin e udhëtimit me Greqinë dhe Serbinë që nga 1 qershori!
Bullgaria bëri me dije tha të martën se kishte rënë dakord me Greqinë dhe Serbinë fqinje për të lehtësuar disa kufizime të udhëtimit të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit që nga 1 qershori.
Bullgaria ka mbyllur kufijtë e saj për shumicën e udhëtarëve që nga mesi i marsit si pjesë e masave të bllokimit. Diplomatët, punëtorët sezonalë dhe kthimet në vend të shtetasve bullgarë akoma pranohen, por aktualisht duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë.
Shteti anëtar i Bashkimit Europian ka filluar të lehtësojë bllokimin e tij pasi numri i infeksioneve të reja është zvogëluar. Ai raportoi 24 raste të reja të martën, duke sjellë në total 2,259 raste, përfshirë 112 vdekje, një numër relativisht të ulët në Europë.
“Ne kemi rënë dakord me Greqinë që nga 1 qershori për të lejuar udhëtimin pa karantinën e detyrueshme 14-ditore për njerëzit që udhëtojnë për arsye biznesi, familjare ose humanitare,” u tha Kryeministri bullgar Boyko Borissov para gazetarëve.
Marrëveshje të ngjashme janë pajtuar me Serbinë, tha Borissov, i cili foli pasi mori pjesë në një telefonatë konferencë virtuale me drejtuesit e Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë. Borissov tha se ai shpresonte që parlamenti i Rumanisë gjithashtu së shpejti të bashkohet me iniciativën rajonale për të lehtësuar kufizimet e kufijve.
Udhëtarët do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë në kufi që ata nuk kanë simptoma të koronavirusit dhe po udhëtojnë të ndërgjegjshëm për riskun e infektimit, tha Borissov. Bullgaria po zhvillon bisedime me Austrinë dhe Gjermaninë gjithashtu për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit, shtoi ai. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.