Bursat europiane e nisin T2 në rritje – Fokusi, te rifillimi i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës
Bursat europiane e kanë nisur në rritje të lehtë tremujorin e dytë të vitit, por fokusi është i përqëndruar te bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.6%, me sektorin minerar që realizon fitimet më të mëdha në rritje me 2.2%. ky indeks e ka mbyllur tremujorin e parë të vitit, në rënie me 6.3%, kryesisht për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Deri më tani, bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë dhënë pak rezultate, pasi Kievi dhe vendet perëndimore janë skeptike mbi qëllimet reale të Moskës. Edhe në Wall Street, tregjet u mbyllën me ndryshime të vogla të premten, pasi të dhënat e publikuara në SHBA teguan se ekonomia më e madhe në botë krijoi edhe 431 mijë vende të reja pune, gjatë marsit. Në Europë, ndërkohë, inflacioni gjatë marsit u rrit edhe më tej, duke prekur një nivel të ri rekord prej 7.5%. Analistët parashikonin një rritje prej 6.9%.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.