Euro, në rënie të lehtë – Sanksionet e reja ndaj Rusisë, presion mbi monedhën europiane!

Euro ka rënë lehtë në fillim të kësaja jave, për shkak të sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe pritshmërive se Rezerva Federale në SHBA do të rrisë më shpejt normat e interesit, për shkak të inflacionit të lartë. Euro po gjendet nën presion për shkak të shqetësimeve se ekonomitë e Europës do të përballen me dëme të mëdha nga lufta në Ukrainë. Gjermania deklaroi të dielën se vendet perëndimore do të bien dakord për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë në ditët në vijim, ndërkohë që Ukraina akuzon se forcat ruse kanë kryer krime lufte, në qytetin Bucha.
Sipas analistëve, ky mbase do të jetë momenti për të diskutuar një embargo të importeve energjitike ruse. Kjo do të ishte një goditje e madhe për Rusinë, pasi përfqëson rreth 40% të nevojave të Europës për gaz. Ndër të dhënat e tjera, punësimi në SHBA preku nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit, prej 3.6%, gjatë muajit të kaluar. Raporti ka shtuar mundësitë që Rezerva Federale të rrisë më shpejt normat e interesit, për të luftuar inflacionin e lartë.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.