Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Investitorët, në fokusuar te fitimet e korporatave dhe te lufta në Ukrainë

Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke ndjekur tendencën po në rritje të tregjeve globale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.5%. Investitorët i kanë mirëpritur komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili tha se normat e interesit do të rriten derisa inflacioni të stabilizohet.
Më herët gjatë këtij muaji, banka qendrore në SHBA rriti normën bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje, rritja më e madhe në dy dekadat e fundit. Vendimi u mor për të luftuar inflacionin që gjendet më mbi 8%, niveli më i lartë në disa dekada.
Gjithashtu, investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave dhe sot prite të publikojë raportet e tyre, kompani si ABN AMRO, Burberry, British Land dhe Premier Foods.
Investitorët europianë janë të fokusuar njëkohësisht edhe te zhvillimet që kanë të bëjnë me konfliktin në Ukrainë, sidomos pasi Rusia paralajmëroi një veto ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO-s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.