Bursat fitojnë imunitet – Nuk reagojnë më ndaj kërcënimeve për luftë tregtare
Retorika proteksioniste e sidomos kërcënimi i një luftë tregtare ka qenë vazhdimisht një dhembje koke për investitorët në çdo cep të globit, pasi përkthehen në rënie të tregjeve të aksioneve, por duket se, bursat tashmë kanë fituar imunitet. Aq të shpeshta janë bërë këto kërcënime sa nuk kanë më efekt në tregje. Paçka se, Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 50 miliardë dollarësh ndaj importeve kineze dhe përpos faktit se,
Kina u kundërpërgjigj duke deklaruar se do të ketë masa të ashpra, S&P 500 e mbylli të Premten në vetëm 0.1% rënie. Rënia është shumë pak domethënëse krahasuar me atë të fillim-vitit kur retorika proteksioniste prekte kulmin. Ekspertët e tregut shprehen se, investitorët janë bërë më të arsyeshëm tashmë ndaj këtyre kërcënimeve. Kësaj i duhet shtuar edhe fakti se, efektet e luftës tregtare janë dhënë në tregje që më parë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.