Çfarë i shtyn njerëzit e mirë të bëjnë vepra të këqija?

Integritet është të bësh gjënë e duhur kur asnjë nuk po shikon, por çfarë i motivon njerëzit e mirë të bëjnë gjëra të këqija?
Dr. Muel Kaptein, një profesor i Etikës së Biznesit dhe Menaxhimit të Integritetit në shkollën e Menaxhimit të Roterdamit ka studiuar sjelljet e këqija për dekada të tëra.
Studimi i tij i botuar së fundmi hedh dritë mbi atë që i motivon njerëzit e mirë për të bërë gjëra të këqija.
Ato që do të vijojnë më poshtë janë disa gjetje bindëse te Dr. Kaptein për mënyrën se si truri i mashtron njerëzit e mirë në humbjen e busullës së tyre morale duke humbur kështu rrugën.
- Efekti i kompensimit
Efekti i kompensimit i referohet tendencës së njerëzve për të balancuar veprat e mira me ato të këqija. Ashtu sikurse lejojmë veten të hamë një copë çokollatë pas një jave që kemi ngrënë vetëm sallatë, ashtu i lejojmë vetes edhe t dalim nga rruga e duhur duke menduar se ne jemi njerëz të mirë e nuk kemi bërë kurrë keq.
- Teoria e thyer e dritareve
Teoria e thyer e dritares argumeton se kaosi dhe çrregullimi në një organizatë I bën njerëzit të besojnë se punojnë për një autoritet të paefektshëm. Në përgjigje ata ka më shumë gjasa të kryejnë sjellje jo etike që janë në përputhje me këtë kaos të perceptuar. Një shembull i kësaj është rasti i Krye bashkiakut Rudy Giuliani i cili uli normat e krimeve të mëdha në New York City duke goditur krimin e vogël. Duke jetuar në një qytet që ishte më pak i mbushur me krimin, njujorkezët arritën të besonin në organizatën që drejtoi qytetin e tyre, gjë që ngadalësoi shkallën e krimeve të mëdha.
- Vizioni i tunelit
Nuk ka asgjë të keqe me përcaktimin e qëllimeve dhe qasjes së vështirë për t’i arritur ato. Kjo bëhet një problem kur njerëzit janë të zotëruar nga një fokus i njëjësit në një qëllim të caktuar, deri në atë pikë sa lënë mendime të tjera të rëndësishme, siç janë dhembshuria dhe etika nga mendimet e tyre.
- Efekti Pygmalion
Efekti Pygmalion i referohet tendencës që njerëzit duhet të veprojnë ashtu si njerëzit e tjerë i trajtojnë ata. Për shembull, nëse punonjësit trajtohen si ata që janë anëtarë të drejtpërdrejtë të një ekipi, ata kanë më shumë gjasa të veprojnë në përputhje me rrethanat. Në mënyrë alternative, nëse trajtohen me dyshim, ata kanë më shumë gjasa të veprojnë në një mënyrë që justifikon këtë perceptim.
- Presioni për t’u përshtatur
Presioni për të konformuar është i fuqishëm. Kur një grup angazhohet në sjellje joetike, individët kanë shumë më shumë gjasa të marrin pjesë në ose të pranojnë atë sjellje dhe jo të rrezikojnë të qëndrojnë jashtë.
- Bindja ndaj autoritetit
Është mjaft e vështirë për shumicën e njerëzve të injorojnë dëshirat e atyre që janë në pozita autoritare. Njerëzit gjithashtu ndihen sikur janë më pak përgjegjës për keq bërjet nëse veprojnë nën drejtimin e dikujt tjetër. Të dyja këto arsye shpjegojnë se pse punonjësit ka të ngjarë të veprojnë nga dëshirat joetike të mbikëqyrësve të tyre dhe të ndjejnw shumë më pak faj se në rast se ata do të kishin vendosur ta kryenin vetë veprimin.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.