Cilat janë 10 vendet me balancën më të mirë të jetës profesionale-personale në botë?

Gjetja e balancës midis orëve të punës dhe kohës që i kushtojmë jetës tonë personale është thelbësore për çdo person. Nëse je i frustruar nga orët e stërzgjatura të punës atëherë mund të konsiderosh mundësinë e zhvendosjes në Holandë.
Holandezët kanë një tendencë për të mos punuar me orë të zgjatura, duke shpenzuar më shumë kohë në aktivitete të tjera, si për shembull gjumi dhe relaksimi. Vetëm 0.4% e tyre punojnë “me orë të tej zgjatura”, çka nënkupton 50 orë punë në javë, duke u bërë kështu shteti me orët më ulëta të punës.
Këto statistika vijnë nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim(OECD) për Indeksin e Jetesës së Mirë. Ky indeks i rendit shtetet sipas aftësisë së njerëzve për të gjetur një balancë mes jetës së tyre profesionale dhe asaj personale.
Më poshtë gjendet dhe lista me 9 vendet e tjera që pasojnë Holandën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.