Cilësia e barnave – Manastirliu: Do të aplikojmë standardet europiane të kontrollit, rritet efikasiteti
Shqipëria do të aplikojë standardet europiane të kontrollit të cilësisë së barnave, me aderimin me të drejta të plota në Farmakopenë Europiane. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha në Komisionin e Shëndetësisë se zbatimi i standardeve të kësaj konvente do të gatantojë rritje të sigurisë dhe cilësisë për barnat që prodhohen dhe qarkullojnë në Shqipëri.
Sipas ministres, ratifikimi I kësaj konvente I paraprin dis ndryshimeve në legjislacionin aktual, ndërkohë që, edhe investimi që po kryhet në laboratorët e kontrollit të barnave në vend, i shërben garantimit të standardit europian. .
Farmakopea Evropiane është një dokument ligjor i detyrueshëm për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe përcakton në mënyrë të detajuar standardet më të larta të kontrollit të cilësisë së barnave si dhe të substancave të cilat përdoren në prodhimin e barnave dhe të gjithë produkteve farmaceutike përpara se të hidhen në treg. Ndërkohë që, detyrimi për një standard europian pritet t’I hapë rrugën dhe eksportit të barnanve që prodhohen në vendin tonë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.