Çmimi i naftës thyen rekorde – rikuperohet me 24% brenda ditës / Shkak deklarata e Trump se do të ndërhyjë në luftën e çmimeve

Çmimet e naftës u rritën sërish, duke u rikthyer nga humbjet e mprehta të mërkurën, pasi Presidenti Donald Trump tha se do të përfshihej në luftën e çmimeve midis OPEC dhe aleatëve të saj në një “kohë të përshtatshme”.
Kjo rritje ishte performanca më e mirë e përditshme ndonjëherë për naftën e papërpunuar të SHBA. Megjithatë, çmimet janë ulur afërsisht 60% pasi prodhuesit kryesorë në botë përgatiten të rrisin prodhimin dhe pandemia e koronavirus peshon rëndë në kërkesë.
“Ne po mundohemi të gjejmë një lloj terreni të mesëm,” tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo që po ndodh është shumë shkatërruese për Rusinë, pasi e gjithë ekonomia e tyre bazohet në naftë, dhe për momentin çmimi i saj është më i ulëti në dekada.”
Ai vazhdoi: “Në kohën e duhur unë do të përfshihem në konfliktin mes Rusisë dhe Arabisë”.
Lufta e çmimeve globale midis Arabisë Saudite dhe Rusisë krijoi presion shtesë në industrinë e naftës, tashmë në rënie pasi pandemia koronavirus po godet kërkesën, ngaqë linjat ajrore dhe anijet e lundrimit po anulojnë udhëtimet dhe konsumatorët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.